Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve në aksionin në veri

12:40 | 28 May 2019

Policia e Kosovës sot prangosi 23 persona në mesin e tyre edhe zyrtar, e kjo u bë gjatë një aksioni në veri.

Gjatë këtij aksioni janë prangosur edhe dy qytetarë, njëri rus dhe tjetri serb, të cilët janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

“Janë sjellur në spital edhe dy persona, të cilët janë të prangosur. Njëri është i komunitetit serb dhe tjetri i përket komunitetit rus. Ata kanë disa lëndime të lehta trupore”, ka thënë Mustafa.

Po ashtu në Spitalin e Mitrovicës janë duke u trajtuar edhe katër policë, të cilët janë plagosur gjatë aksionit në veri kundër krimit të organizuar.

Mustafa ka thënë se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Komento: