Kjo është gruaja që vdiq pas lindjes në spitalin e Gjilanit

22:30 | 14 Shtator 2019

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur para pak ditëve në Spitalin e Gjilanit.

Një grua 32-vjeçare ka ndërruar jetë pas lindjes se foshnjës, si pasojë e komplikimeve.

Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për F. Salihun nga Gjilani.

Ajo ndërroi jetë pas lindjes, ku kolegjiumi mjekësor është duke bërë raportin për të vërtetuar shkaqet që çuan në vdekjen e F.Salihut.

E ndjera ka lënë pas dy fëmijë të gjinisë mashkullore, ku foshnja prej lindjes së dytë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Komento: