Kjo është historia e bakllavasë për Bajram

09:06 | 09 July 2022

E pazëvendësueshme për Bajram, kjo është historia e bakllavasë.

Fillimisht sheqeri ka qenë në dispozicion me shumicë në Lindjen e Mesme shumë kohë para se të ishte prezent në sasi të madhe edhe në Perëndim.

Nëpër krejt Lindjen e Mesme e në Turqi furrat shërbejnë një sërë gatimesh të lëngshme por ajo që spikat më së shumti është ëmbëlsira, e mbushur me arra dhe e larë në sherbet e gjalpë: bakllavaja.

Kjo ëmbëlsirë është gatuar në forma të ndryshme përgjatë shekujve dhe versioni i parë daton që prej shekullit të tetë para lindjes së Krishtit në Asiri.

Mirëpo, ishin osmanët ata që e përsosën lavdinë e ngjitshme të bakllavasë, shkruan the Economist.

Thuhet se kuzhinat perandorake në pallatin Topkapi në Stamboll mbushnin tabakë me bakllava në shekullin e pesëmbëdhjetë. Ata e gatuanin këtë ëmbëlsirë me një veçanti më të madhe në ditën e 15-të të Ramazanit kur sulltani vizitonte një relikt që besohej se ishte manteli që i takonte profetit Muhamed.

Kështu, bakllavaja u shërbehej jeniçerëve të tij. Ishte ëmbëlsirë që shërbehej në ngjarje të caktuara prandaj në Turqi vlen thënia: “Nuk jam i pasur aq sa të ha bakllavë për cdo ditë”.

Më 2013, Komisioni Evropian i dha statusin prej “origjineje të mbrojtur të dizajnit” një lloj bakllavaje që bëhet në qytetin e Gaziantepit në Turqi – i pari ushqim turk që njihet kësisoj. Greqia e Lindja e Mesme mund ta sfidojnë Turqinë sa i përket tapisë mbi bakllavanë, por se a datojnë versionet e tyre para osmanëve apo janë rezultat i ekspansionit të tyre, bakllavanë mund ta gjesh sot kudo nga Maroku në Iran.

Përgatitja e bakllavasë ështa standarde për furrat e ëmbëltoret, por përgatitet edhe në shtëpi.

Kështu ndodh edhe në Kosovë ku familjet përgatisin bakllava kryesisht në nder të festave të Bajramit.

Komento: