Kjo është historia prekëse e pilotit të parë të Ushtrisë: Serbët ia ekzekutuan babanë dhe vëllain

08:17 | 14 December 2018

Një ditë para se Kosova të bëhet me ushtri, ka diplomuar edhe piloti i parë i FSK-së.

Mësohet se Afrim Zabeli i cili vije nga një fshat që ka dhënë shumë për lirinë e këtij vendi, nga fshati Rezallë i Komunës së Skënderajit. Gjatë kohës së luftës pilotit Zabeli, forcat serbe ia kanë ekzekutuar babën dhe vëllaun pikërisht në masa krën e Rezallës.

Afrim Zabeli, piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës. Të gjithë tanimë e kuptuam dhe u vëmë në dijeni me diplomimin e tij në Akademinë Ushtarake të Turqisë, në të cilën është pjesë e përkushtimit dhe angazhimit për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve ushtarake.

Ndërkaq, nesër, Zabeli do t’i bashkohet festës së madhe me rastin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri.

Mirëpo, pak kush e din historinë e dhimbshme të pilotit Afrim Zabeli.

Mësohet se Afrim Zabeli i cili vije nga një fshat që ka dhënë shumë për lirinë e këtij vendi, nga fshati Rezallë i Komunës së Skënderajit. Gjatë kohës së luftës pilotit Zabeli, forcat serbe ia kanë eleminuar babën dhe vëllaun pikërisht në masa krën e Rezallës.

Afrimi, është fëmiu i tretë në familje. Ai do të jetë piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës

Komento: