Kjo është infermierja 35 vjeçare që u gjet e vdekur në Spitalin e Vushtrrisë

12:14 | 07 Qershor 2021

Kjo është infermierja që u gjet e vdekur në Spitalin e Vushtrrisë, ishte vetëm 35 vjeçe dhe la 3 fëmijë.

Një infermiere rreth moshës 35 vjeçare është gjetur e vdekur në vendin e punës në mëngjesin e sotëm.

Policia e ka konfirmuar se e ndjera është me iniciale Z.Sh.

Ajo po punonte si infermiere në Spitalin e Vushtrrisë, ku edhe u gjet e vdekur.

“Sot rreth orës 08:00, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e sajë të punës infermerja viktima Z.Sh., e cila punonte në spitalin e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.
Edhe familjarët e kanë konfirmuar rastin, duke publikuar edhe fotografi të të ndjerës.

Ata kanë treguar se 35 vjeçarja la prapa burrin dhe tre fëmijë.

Komento: