Kjo është java e fundit e transferimeve, cilat fanella do t’i veshin këta lojtarë?

10:58 | 27 Gusht 2019

Kjo është java e fundit e transferimeve të verës në futbollin evropina.

Kjo javë, e fundit e afatit kalimtar të verës në përjashtim të Premierligës mund të sjellë shumë befasi.

Neymar, Rodrigo, Dybala, Icardi, Pogba, Correa, Mariano, Rakitic e shumë futbollistë të tjerë të mëdhenj mund të gjejnë një skuadër të re, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Madje, vlera e transferimeve të javës së fundit mund të arrijë shifrën totale prej 600 milionë euro, transmeton lajmi.

Emri më i përfolur i momentit e që mund të jerë edhe blerja më e madhe është pa dyshim Neymar.

Ylli brazilian ka konfirmuar vendimin për largim nga PSG derisa kërkohet nga Barcelona dhe Real Madrid.

Afati kalimtar i verës në ligat tjera kryesore evropiane mbyllet më 2 shtator.

Komento: