Kjo është kandidatja e vetme PSD-së që arriti te bëhet deputete

11:11 | 07 November 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet finale të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas KQZ-së, Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka arritur ta kalon pragun.

KZQ ka bërë publik edhe emrat e deputetëve të rinj, përcjell ORAinfo.

Në këto zgjedhje keq ka dal edhe partia e Shpend Ahmetit, PSD.

Natyra Kuçi është e vetmja kandidate nga radhet e PSD-së që ka fituar besimin e qytetarëve për të qenë deputete në Kuvendin e Kosovës.

Kuçi, që në partinë e saj mban postin e zëdhënëses për media, ka fituar plot 4452 vota në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ajo do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Aleances për Ardhmerinë e Kosovës, e cila në legjislaturën e shtatë do të ketë gjithsej 14 deputetë. /ORAinfo/

Komento: