Kjo është kërkesa e Korab Sejdiut për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtit

18:24 | 09 September 2019

Korab Sejdiu ka një kërkesë për dy kadidatët për kryeministër.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i është drejtuar dy kandidatëve për kryeministër, Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Sejdiu në një postim në Facebook, ka thënë se do të kishte dëshirë t’i dëgjojë nga Osmani dhe Kurti, 10 veprimet që do të ndërmerrnin gjatë vitit të parë të mandatit për ta funksionalizuar drejtësinë në vend, siç ka shkruar ai, veprimet tamam konkrete dhe jo deklarata të përgjithshme programore.

Postimi i plotë:

Përtej retorikës politike, bash do të kisha dëshirë të dëgjoja për 10 veprimet konkrete kryesore që kandidatët për KM Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të ndërmerrnin gjatë vitit të parë të mandatit për ta funksionalizuar drejtësinë në vend. Mirëpo taman konkrete, e jo deklarata të përgjithshme programore!

PS Deklarimet e kandidatëve të tjerë nuk po më interesojnë sepse e di qe nuk iu konvenon fare sundimi i së drejtës!

Komento: