Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Gjilanit.
Prokuroria e Gjilanit ka kërkuar nga Gjykata Themelore t’i vendosë një muaj paraburgim shoferit të kamionit që dje e shkaktoi aksidentin në Gjilan.
Kjo është konfirmuar për lajmi. net nga zëdhënësja e Prokurorisë, Liridon Xheladini.
Theksojmë se nga aksidenti i djeshëm në Gjilan mbeti i vdekur një person e disa tjerë u lënduan.
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka bërë të ditur sot për lajmi.net se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK po trajtohen tre persona, ndërkaq në Spitalin e Gjilanit janë duke u trajtuar pesë persona.