Kjo është komuna e vetme në vendin tonë me vetëm dy raste me koronavirus

20:54 | 15 Korrik 2020

Komuna e vetme në Kosovë me vetëm dy raste me koronavirus.

Komuna e Junikut ka vetëm dy raste të konfirmuara me Covid-19, që të dy rastet janë punëtor shëndetësor

Vendosja e maskës i është bërë përditshmëri.

E përveq këtij punëtori të restaurantit, maska mbajanë edhe banorët tjerë të Junikut.

Një kujdes i tillë duket se është një ndër arsyet kryesore që Komuna e Junikut është një ndër komunat më më së paku raste me virusin korona në Kosovë.

Banorët e kësaj komune të re të Kosovës, thonë se e kanë kuptuar me kohë rrezikun nga Pandemia.

Bashkëpunimi me qytetarët e ka ndihmuar edhe komunën për ta luftuar paneminë.

Se bashkëpunimi me qytetarët është tejet i lartë e thotë edhe komandanti i policisë në komunën e Junikut.

Syla tutje tregon se që nga fillimi i pandemisë, janë shqiptuar vetëm dy gjoba.

Të dy rastet pozitive në këtë komunë janë puntorë shëndetësorë.

Ata tashmë janë vetëizoluar dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Komento: