Kjo është komuna ku PDK, LDK dhe VV nuk morën me shumë se gjashtë vota

13:50 | 07 October 2019

Ende nuk janë numëruar plotësisht votat.

Në Komunën e Parteshit, tri partitë më të mëdha në vend nuk kanë arritur që t’i marrin as gjashtë vota. Partia Demokratike e Kosovës nuk ka marrë asnjë votë atje, raporton Express.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, partia që ka marrë më së shumti vota në këtë komunë është Parteshi. Kjo parti ka marrë 1 mijë e 963 vota, apo 93.12 %.

Për dallim nga Lista Serbe, tri partitë më të mëdha në vend nuk kanë arritur të marrin më shumë se pesë vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vetëm dy vota në këtë komunë, Partia Demokratike asnjë votë, derisa Lëvizja Vetëvendosje mezi ka arritur që t’i marrë pesë vota.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, partia e parë në nivel vendi vazhdon të jetë Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga LDK’ja e PDK’ja. Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.

Komento: