Kryeqytet i Kosovës po vazhdon të jetë më numër të lartë të infektuarve me koronavirus.
Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë. Në Prishtinë janë 935 raste aktive me COVID-19, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Pas Prishtinës vjen Prizreni me 388 raste aktive, ndërsa Fushë Kosova është e treta me 312 raste aktive.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar gjithsej 159.793 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2931 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 152.062 qytetarë, ndërsa janë 4800 raste .aktive.