Kjo është letra e Thaçit që i dërgoi Osmanit, Hotit dhe Hajrizit

13:59 | 07 Nëntor 2020

Dorëheqja e Thaçit, letra që i dërgoi Osmanit, Hotit dhe Hajrizit.

Indeksonline ka siguruar dokumentin e dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Kjo letër i është dërguar, me 5 nëntor, tri krerëve të institucioneve; kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani-Sadiu, kryeministrit, Avdullah Hoti si dhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Ara Rama-Hajrizi.

Ndër të tjera, Thaçi ka shpjeguar se akti i dorëheqjes bëhet me qëllim të mbrojtjes së integritetit dhe dinjitetit të institucionit të presidentit.

“Jam krenar për gjithë punën që kam bërë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Jam i bindur që unë dhe bashkëluftëtarët tjerë do të dalim faqebardhë nga ky proces dhe do të konfirmohet lufta e drejtë e UÇK-së.

Ndryshe, pas kësaj dorëheqje, Vjosa Osmani-Sadriu, si Kryetare e zgjedhur e Kuvendit, de facto dhe de jure, do të jetë ushtruese e detyrave të Presidentit të Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës së vendit.

Komento: