Lëvizjet e fundit të Turqisë rreth pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Turqia i është referuar pushtimit rus në Ukrainë si “luftë” të dielën, duke shënuar një forcim të retorikës së saj që mund të hapë rrugën për një bllokim të anijeve ruse përmes ngushticave të Dardaneleve dhe Bosforit që e lidhin Mesdheun dhe Detin e Zi, raporton The Guardian, përcjell Gazeta Express.
“Në ditën e katërt të luftës në Ukrainë, ne përsërisim thirrjen e presidentit Erdogan për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ruse dhe fillimin e negociatave për armëpushim”, shkroi zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin.
Sipas konventës së Montreux të vitit 1936, Turqia ka kontroll mbi ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit që e lidhin Mesdheun dhe Detin e Zi dhe mund ta kufizojnë kalimin e anijeve luftarake gjatë kohës së luftës.
Duke balancuar angazhimet e saj perëndimore dhe lidhjet e ngushta me Moskën, Ankaraja ka thënë se sulmi rus është i papranueshëm, por deri të dielën nuk e kishte përshkruar situatën si luftë, raporton Reuters.
Kievi i ka bërë thirrje Ankarasë që t’i bllokojë anijet luftarake ruse që të kalojnë drejt Detit të Zi, nga i cili Moska ka nisur një nga inkursionet e saj në bregdetin jugor të Ukrainës.
Turqia ka kultivuar lidhje të mira me Rusinë dhe Ukrainën. Çdo hap shumë larg kundër Moskës mund t’i dëmtojë importet e saj të rënda të energjisë dhe mallrave dhe sektorin e saj të turizmit në një kohë trazirash të brendshme ekonomike.