Kjo është mosha e 12 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

15:10 | 27 Nëntor 2020

12 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 975, përcjell ORAinfo.

IKSHPK-ja ka njoftuar edhe për moshën e 12 viktimave të fundit.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç)”- thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: