Kjo është mosha e 13 të vdekurve nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

15:06 | 10 Dhjetor 2020

13 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur IKPSHPK-ja përmes njoftimit të fundit, përcjell ORAinfo.

Numri i rasteve të vdekjeve ka arritur në 1.161.

Gjithashtu Instituti në fjalë ka njoftuar edhe për moshën e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 77, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (77, 60 vjeç), Viti 1 rast ( 60 vjeç), Klinë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast ( 51 vjeç), Rahovec 1 rast ( 77 vjeç)”-thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: