17 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes njoftimit të fundit, përcjell ORAinfo.
Sipas këtij njoftimi numri total i rasteve të vdekjeve në Kosovë ka arritur në 1.137.
IKSHPK-ja gjithashtu ka treguar edhe komunën dhe moshën e të vdekurve në 24 orët e fundit.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (67, 59, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (81, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (77, 74 vjeç), Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast ( 64 vjeç), Pejë 1 rast (59 vjeç), Dragash 1 rast (91 vjeç), Viti 1 rast (87 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Deçan 1 rast (60 vjeç), Gjilan 1 rast (68 vjeç), Vushtrri 1 rast (61 vjeç)”- thuhet në njoftim./ORAinfo/