Kjo është mosha e 2 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

15:08 | 11 Shkurt 2021

2 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjithashtu janë konfirmuar edhe 344 raste të reja, përcjell ORAinfo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për moshën e dy të vdekurve të fundit.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).”- thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: