Kjo është mosha e 22 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë

15:09 | 03 Dhjetor 2020

22 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë është 1.062, përcjell ORAinfo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për moshën e persona të vdekur.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç)”- thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./ORAinfo/

Komento: