Kjo është mosha e 23 viktimave nga koronavirusi

17:25 | 12 Shtator 2021

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë njerëzish.

23 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit. 13 prej viktimave janë burra dhe 10 gra. Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grumposhash janë viktimat, raporton Express.

Bazuar në infografikën e MSH’së, tre prej viktimave i takojnë grupmoshës 40-49 vjeç, dy viktima janë të grupmoshës 50-59, një viktimë e grupmoshës 60-69, 11 viktima janë të grupmoshës 70-79 vjeç dhe gjashtë viktima të grupmoshës mbi 80-vjeçare.

Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Suharekës, Shtimës, Vushtrrisë, Pejës, Istogut, Malishevës, Gllogocit, Vitisë dhe Prizrenit.

Komento: