Kjo është mosha e 4 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

15:09 | 12 Janar 2021

4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjithashtu janë konfirmuar edhe 279 raste të reja, përcjell ORAinfo.

Numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka treguar edhe moshën e 4 viktimave.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç).”- thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: