Kjo është mosha e 5 të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

15:09 | 26 Janar 2021

Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 5 raste të vdekjes nga koronavirusi në vendin tonë.

Pos rasteve të reja janë konfirmuar edhe 288 raste të reja, përcjell ORAinfo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për moshën e të vdekurve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (90 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (88 vjeç), Prishtinë 1 rast (71 vjeç) dhe Prizren 1 rast (82 vjeç)”- njofton IKSHPK-ja./ORAinfo/

Komento: