Kjo është mosha e dy të vdekurve nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

15:37 | 09 Shkurt 2021

Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjithashtu janë konfirmuar edhe 234 raste të reja me këtë virus, përcjell ORAinfo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për moshën e dy viktimave të fundit të koronavirusit.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (51 vjeç) dhe Prizren 1 rast (59 vjeç)”-thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./ORAinfo/

Komento: