Dy viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19.
Viktimë gjatë kësaj kohe është një grua e moshës 50-59 vjeçare nga Peja dhe një burrë i moshës 70-79 vjeçare nga Obiliqi.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 66 raste të reja me COVID-19.
4 nga të infektuarit janë të moshës zero deri 9 vjeçe, 4 të moshës 10-19 vjeçare ndërsa 10 të moshës 20-29 vjeçare.
Komuna e Gjilanit dhe e Prishtinës prijnë me numrin më të madh të rasteve të reja me nga 8 raste, pastaj ajo e Fushë Kosovës me 5 raste, e Lipjanit me 4 dhe Gllogocit me 4.