Kjo është mosha e pesë të vdekurve nga koronavirusi

15:15 | 30 January 2021

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë pesë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 1 rast (77 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Shtime 1 rast (82 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 59.931 raste nga 231.094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.492 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 260 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 52,208.

Komento: