Kjo është mosha e të vdekurve nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

15:27 | 21 Dhjetor 2020

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 persona si pasojë e koronavirusit.

Numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes, përcjell ORAinfo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për moshën e të vdekurve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç)”-thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: