Kjo është mosha e të vdekurve nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

15:30 | 04 Shkurt 2021

5 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjithashtu janë konfirmuar edhe 318 raste të reja me këtë virus, përcjell ORAinfo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për moshën e të vdekurve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (80 vjeç)”- thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: