Kjo është mosha e të vdekurve nga koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë

15:12 | 19 Prill 2021

14 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.

Gjithashtu janë konfirmuar edhe 277 raste të reja, përcjell ORAinfo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për moshën e të vdekurve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç), Deçan 1 rast (58 vjeç), Gjakovë 1 rast (67 vjeç), Gjilan 1 rast (76 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (66 vjeç), Shtime 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (83 vjeç)”- thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: