Kjo është mosha e të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë

15:08 | 21 Janar 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 7 persona si pasojë e koronavirusit.

Pos rasteve të vdekjes janë shënuar edhe 296 raste të reja me këtë virus, përcjell ORAinfo.

Numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për moshën e të vdekurve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç).”-thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: