Kjo është mosha e të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

15:16 | 16 Prill 2021

14 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjithashtu janë konfirmuar edhe 520 raste të reja me këtë virus, përcjell ORAinfo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për moshën e të vdekurve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67, 66 vjeç), Obiliq 3 raste (83, 76, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (88, 55 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Podujevë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (84 vjeç).”- thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: