Kjo është mosha e viktimave të fundit nga koronavirus në Kosovë

15:19 | 15 Gusht 2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 7,953 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1,096 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar për 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 53 pacient.

Në total numri i rasteve aktive është 7,853.

Për sa i përket rasteve të vdekjeve, janë dy të gjinisë mashkullore dhe dy të asaj femrore, në moshën 30-39, 50-59, 60-69 dhe 70-79.

Komento: