Ilir Prapashtica është ndër aktorët më të dashur për publikun.
Ndryshe ai është dhëndër i familjes Daci, pra është i martuar me vajzën e Nexhat Dacit, shkruan ORAinfo.
E padyshim se ai po i qëndron pranë familjes së gruas në këto momente të vështira, pasi humbi jetën djali i tyre, Ariani.
Iliri shihet pranë familjes, edhe në homazhet që po bëhen pranë trupit të pajetë të Arianit.
Pranë tij është edhe gruaja e tij, Edi.
Ata të dy kanë edhe një vajzë, pra mbesa e të ndjerit, Arian Dacit./ORAinfo/