Kjo është ndeshja kur Xavi debuton si trajner i Barcelonës

11:55 | 29 Tetor 2021

Barcelona e ka kryer marrëveshjen me Xavin. Skuadra aktuale e spanjollit, Al Saad do ta lirojë legjendarin spanjoll pa asnjë kompenzim financiar.

Xavi mund të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme si trajner i ri i katalonasve.

Debutimi i tij pritet të ndodhë me 6 nëntor, në ndeshjen që Barcelona e luan ndaj Celtas.

Në ndeshjet ndaj Alaves dhe Dinamo Kiev, Barcelona do të drejtohet nga trajneri i përkohshëm, Sergi Barjuan.

Komento: