Kjo është nota e Ardian Ismajlit në humbjen ndaj Fiorentinës

22:30 | 19 Shkurt 2021

Shkëlqeu ndaj Milanit, por kjo është nota e Ardian Ismajlit në humbjen ndaj Fiorentinës.

Fitore e thellë dhe e pastër e Fiorentinës përballë Spezias në ndeshjen hapëse të javës së 23-të të Serisë A.

Ata realizuan tre gola në portën e Provedel, pa e lejuar kundërshtarin të shënojë, duke triumfuar bindshëm 3-0.

Qendërmbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli i cili shkëlqeu ndaj Milanit një xhiro më herët, nga Ëhoscored është vlerësuar me notën 6.0.

Estevez e Vignali kishin notë më të dobët se Ismajli, 5.4, respektivisht 5.9.

Komento: