Kjo është oferta Atletico ia refuzoi Bayernit për Felixin

23:42 | 29 Tetor 2022

Zbulohet oferta Atletico ia refuzoi Bayernit për Felixin.

Atletico Madrid raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh për Joao Felixin gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi portugez vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga “Wanda Metropolitano”, edhe pse trajneri Diego Simeone këmbëngul se ai është futbollist kyç në skuadrën e tij – transmeton Gazeta Express.

Sipas “Marca”, Bayern Munichi shfaqi interesim serioz për Felixin në afatin kalimtar të verës.

Madje, kampionët gjermanë thuhet se dërguan një ofertë prej 100 milionë eurosh për ish-sulmuesin e Benficas, por që nuk u pranua nga klubi spanjoll.

Ndryshe, 22-vjeçari me Atletico Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Komento: