Po vazhdon edhe më tej publikimi i pasurisë.
Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar sot listën e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të vendit.
Në deklarimin e tij, deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci ka deklaruar pasuri modeste.
Kështu, Mikullovci ka bërë të ditur se ka një shtëpi 103 metra katrorë, e cila kap vlerën e 90 mijë eurove.
Tutje, ai ka thënë se ka një veturë të tipit Peugot 106 të vitit 2015, që kushton 2 mijë euro.
Po ashtu, deputeti i VV-së ka theksuar se në bankë ka të kursyera 2 mijë e 800 euro.
Sa i përket punës në Kuvendin e Kosovës, ai ka thënë se merr pagë vjetore mbi 24 mijë euro, derisa nga mëditjet ka marrë 259 euro.