
Ja sa është pasuria e Avdullah Hotit, kandidatit të LDK-së për kryeministër.
Avdullah Hoti edhe zyrtarisht është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të Kosovës.
Për këtë, sot ka vendosur Kryesia e LDK-së, teksa Hoti pritet të jetë kryeministër i qeverisë së koalicionit të partisë së tij me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe partitë tjera nga komunitetet.
Hoti gjatë kohës që ishte deputet i Kuvendit, kishte deklaruar pasurinë e tij në AKK.
Në bazë të asaj që shihet në deklarimin e Hotit, shihet se ai ka tri banesa të cilat janë në pronësi të përbashkët.
Hoti nuk ka deklaruar ndonjë pasuri të luajtshme, ndërkaq në bankë ka deklaruar pak më shumë se 1 mijë e 200 euro.
Sidoqoftë, ai ka deklaruar se merr disa paga vjetore nga institucionet publike, dhe ato arsimore private.

