Kjo është pasuria e Labinot Tahirajt

19:23 | 09 June 2019

Edhe deputeti Labinot Tahiraj ka treguar pasurinë e tij.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Me këtë rast Tahiri ka deklaruar pozitat dhe funksionet si zyrtar i lartë. Deputet si dhe pjesa e një produksioni muzikor ‘Erzana NTSHP’.

Si pasuri të paluajtshme, Tahiri ka deklaruar tri toka dy nga to të përbashkëta dhe një në pronësi të tij. Gjithashtu edhe shtëpinë e banimit në pronësi të tij e që arrin vlerën e 370 mijë eurove.

Deputeti Tahiri ka bërë të ditur se posedon edhe para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare në Kosovë dhe Gjermani.

Në Gjermani në pronësi të përbashkët Tahiri posedon 20 mijë euro, kurse në Kosovë 25 mijë euro.

Por Labinot Tahiri nuk ka mundur t’i ikë edhe detyrimeve financiare. Për renovim të shtëpisë ai ka disa detyrime financiare që secila prej tyre arrin shifrën e mijëra eurove. Tri nga këto detyrime janë për renovim të shtëpisë, kurse një për muzikë, transmeton Indeksonline.

Të hyrat vjetore e Tahirit arrijnë shifrën e 29 mijë e 803 eurove nga paga e deputetit, kurse nga biznesi ‘Erzana’ shuma vjetore arrin në 12 mijë euro

Komento: