Kjo është pasuria marramendëse e Teuta Rugovës

21:30 | 06 Qershor 2019

E bija e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova e cila ushtron funksionin e deputetes në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar pasurinë për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Deputetja Rugova ka deklaruar një shtëpi e cila kushton 1 milion e 500 mijë euro dhe një banesë e cila kap shifrën 68 mijë euro.

Këto pasuri të paluajtshme, deputetja ka deklaruar se i ka përfituar nga trashëgimia.

Në listën e pasurive të paluajtshme, deputetja ka deklaruar veturën e cila kushton 25 mijë euro, dhe që është në pronësinë e prindërve të saj.

Deputetja Rugova ka edhe një detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik, e që ky detyrim është 8 mijë euro.

Nga paga e saj si deputete në Kuvendin e Kosovës, Teuta Rugova për një vit fiton 18,701.57 euro.

Komento: