Kjo është pasuria milionëshe e politikanëve kosovarë

08:12 | 07 June 2019

Politikavë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë posedojnë pasuri që arrijnë shifra mbi një milion euro.

Duke u bazuar në të dhënat që ata kanë prezantuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit shihet se numri i politikanëve milionerë po rritet dukshëm nga viti në vit, shkruan gazeta “Zëri”.

Numri i zyrtarëve të lartë të shtetit që kanë kaluar pasurinë prej më shumë se një milion eurosh po rritet nga dita në ditë. Duke u bazuar në të dhënat e prezantuara në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AAK) shihet se zyrtarë milionerë ka në Kuvend, në Qeveri, në institucione të pavarura, por edhe nëpër komunat e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në raportin e tij të publikuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlerë prej 300 mijë eurosh, shtëpinë familjare në Gllogjan në vlerë prej 270 mijë eurosh, tokë kodrinore 75 mijë euro, truall 27 mijë euro, shtëpi banimi 202 mijë euro dhe apartament, të cilin deklaron se e ka blerë në vitin 2017 në shumën prej 70 mijë eurove.

Komento: