Kjo është përgjigja e Manchester Cityt për Bayernin në lidhje me Sanen

21:26 | 06 May 2020

Manchester City i është përgjigjur Bayernit për Leroy Sane.

Manchester City më parë parapëlqen ta lejojë Leroy Sanen të hyjë në vitin e fundit të kontratës sesa ta lërë t’i bashkohet gjigantit gjerman Bayern Munich për çmim të lirë.

Bayerni ka 12 muaj që shfaq interesim të vazhdueshëm për Sane, i cili ka shprehur dëshirë për t’u kthyer në Gjermani.

Trajneri i City, Pep Guardiola, e sheh 24-vjeçarin si pjesë kyçe të ekipit të vet, megjithatë.

Derisa nuk përjashtohet mundësia që City ta shesë anësorin gjerman për çmimin e duhur, oferta e Bayernit prej 35 milionë funte është e papranueshme për gjigantin anglez.

BBC Sport raporton se City e ka hedhur poshtë menjëherë një ofertë të tillë, të cilën e vlerëson tejet të ulët.

Sane nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje që prej gushtit, kur i dëmtoi rëndë ligamentet gjatë finales në Community Shield.

Komento: