Kjo është plaçkitja spektakolare e 28-vjeçarjes, vodhi 8 milionë euro në Gjermani

23:30 | 05 July 2021

Plaçkitja spektakolare, 28-vjeçarja vodhi 8 milionë euro në Gjermani, rrëfimi i shokëve të saj.

Policia gjermane është akoma në kërkim të Jasmin Gundogan, 28-vjeçares nga Bremeni – që gjatë 21 majit nga kompania e sigurimit që merrej me transportimin e shumave të majme të parave, ka vjedhur 8 milionë euro.

Policia së fundmi ka publikuar fotografinë e saj, e mediat gjermane prej atëherë nuk kanë të ndalur duke hulumtuar jetën misterioze të kësaj femre.

E disa detaje për jetën e saj i ka zbuluar një mik i shkollës, që për Bild tha se si fëmijë Jasmin ka pasur dëshirë të jetë e pasur dhe e bukur.

Por kjo ëndërr e saj a e ka bërë atë hajneshë? Është e mundur.

“Të gjithë kemi menduar që nuk është aq e mençur”, ka thënë miku i saj i shkollës, transmeton Telegrafi.

Por siç shkruan Fenix, Jasmin ishte mjaftueshëm e mençur që të kryer një prej vjedhje me spektakolare në Gjermani.

Siç raporton Bild, Jasminit i kishte gjetur punën në kompaninë e sigurimit për transportimin e parave, falë ndihmës së babait që kishte pasur disa lidhje.

Gundogan në këtë kompani ka qenë përgjegjëse për paketim dhe transportim të parave. Të premten e 21 majit kishte vjedhur një kontejner me disa thasë të mbushur me para, dhe më pas kishte marrë pushimin mjekësor.

Zhdukja e parave është zbuluar katër ditë më vonë, e sipas hetimeve më të hershme, kontejneri me numrin 06414 ishte futur në një Mercedes të zi me targa të vjedhura.

Vetura ishte marrë me qira më 19 maj në lagjen Spandau të Berlinit dhe më pas është dërguar në oborrin e kompanisë që e kishte marrë me qira.

Komento: