Njihuni me policen e Njësisë Speciale.
Diku midis rimelit dhe revolverit, finesës së lëvizjeve femërore dhe frenetizmit të manovrave kundërsulm, midis një vallëzimi elegant dhe një stërvitjeje rraskapitëse për orë e orë të tëra në terrene të vështira, midis tingujve të një pianoje të lënë pas krahëve dhe të shtënave të armëve, midis meditimit dhe britmave.
Kjo është pak a shumë jeta që bëjnë tani vajzat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Ato gjithnjë janë pjesë edhe aksioneve më të rëndësishme të Policisë. Sikur sot që policja Fikrije Behrami, fotografia e së cilës ka qarkulluar nëpër të gjitha mediet dhe rrjetet sociale.
Behrami e cila ka gradën rreshter është ndër policet e para në Kosovë. Ata që e njohin thonë se e shquhet për profesionalizëm, por edhe me integritet të lartë njerëzor.
Në çdo aksion në veri është prezentë. Behrami gjatë luftës ka qene dhe pjese e UCK-së.
Fikrija ka qenë shoqe klase e heroit Enver Zymeri, qe humbi jetën në një aksion policor në Veri të Kosovës.