Drita vazhdon ta mbajë kreun e Superligës së Kosovës.
Xhiroja e 31-të e Superligës së Kosovës solli dy derbi në futbollin kosovar – atë të Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit dhe ndeshjen mes Ballkanit dhe Prishtinës në Suharekë.
Derbin e Anamoravës e fitoi Gjilani me rezultat 2:0, duke iu afruar kështu Dritës në krye. Megjithatë, përkundër disfatës, Drita vazhdon edhe më tutje ta mbajë kreun e ligës.
Ndërkohë, ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës në Suharekë përfundoi me barazim 2:2, rezulton ky që tani bën që Prishtina ta ketë të pamundur ta fitojë titullin e kampionit.
Këto dy ndeshje, por edhe katër të tjerat që u zhvilluan sot patën ndikim në renditjen tabelare në Superligën e Kosovës. Renditjen aktuale mund ta shikoni në fotografinë e mëposhtme.