Kjo është renditja tabelare pas javës së 23-të në Superligën e Kosovës – garë e ashpër për titull

16:23 | 07 Mars 2021

Renditja tabelare pas javës së 23-të në Superligën e Kosovës – garë e ashpër për titull.

Ka përfunduar edhe xhiroja e 23-të në Superligën e Kosovës, aty ku favoritët bënë punën e tyre.

Drita ka triumfuar në udhëtim te Feronikeli me rezultat minimal 1-0, për t’u rikthyer kështu në pozitën e parë.

Fitore ka marrë edhe Ballkani që triumfoi ndaj Drenicës me vetëm një gol dallim, pasi takimi përfundoi 2-1.

Prishtina ka vazhduar me formë të lartë edhe në këtë rreth, pasi mposhti Llapin në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat komod 2-0.

Fitore të rëndësishme mori edhe Trepça ’89 në udhëtim te Besa me shifrat 2-1.

I vetmi takim që nuk prodhoi fitues ishte ai në mes të Gjilanit dhe Arbërisë që përfundoi me rezultat 1-1.

Komento: