Messi largohet nga Barca për 100 milionë euro?
Shumë zëra rreth të ardhmes së Lionel Messit. Shumë media janë versione të ndryshme. Derisa Tyc raporton se Messi mund të qëndrojë, është ‘Telegraph’ që raporton të kundërtën.
Sipas mediumi anglez, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po kërkon të largohet nga Barcelona, teksa jep edhe shumën për të cilën mund të ndodh ky largim.
Telegraph pretendon se shuma për të cilën Barcelona do të shesë Messin është 100 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Messi dëshiron largimin falas nga Barcelona, teksa katalanët po kërkojnë 700 milionë euro, aq sa vlen klauzola e tij.
Telegraph që citon burimet pranë klubit, thotë se të dy palët do të bien dakord për një kompensim përfundimtar prej 100 milionë euro.
Manchester City, Inter dhe PSG janë skuadrat e interesuara për Messin.