Zbulohet shifra që PSG do të fitojë kur Messi dhe Ronaldo takohen në miqësore.
Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo është një nga debatet më të mëdha në lojën e bukur dhe të enjten pasdite, do t’i shohim dy superyjet kur PSG do të përballet me një formacion të kombinuar nga sy skuadrat saudite, Al Nassr dhe Al Hilal.
Sipas L’Equipe, kampionët e Ligue 1 janë të vendosur të fitojnë 8.8 milionë funte apo rreth 10 milionë euro për të luajtur në ndeshjen miqesore.
Kjo tarifë do të mirëpritet nga parisienët, pasi sezonin e kaluar ata shënuan deficit prej 325 milionë funtesh për një vit.
Ndeshja e së enjtes do të shfaqë një numër yjesh të dy ekipeve saudite dhe do të jetë paraqitja e parë e Ronaldos në atë anë të botës që nga përfundimi i transferimit të tij te Al Nassr muajin e kaluar.
37-vjeçari portugez pritet të mbajë edhe shiritin e kapitenit për ekipin ‘All-Stars’.
Me Messin dhe Ronaldon në fund të 30-ve, shumë mendojnë se kjo mund të jetë hera e fundit që dy lojtarët legjendar përballen mes vete.
Biletat janë shitur tashmë me çmime të lartë, ndërsa një biznesmen saudit thuhet se ka paguar mbi 2 milionë funte për të siguruar vendin e tij në stadiumin ndërkombëtar King Fahd.
Kjo biletë thuhet se do ta lejojë atë të shikojë ndeshjen së bashku me Turki Al Sheikh, Kryetar i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit dhe t’i sigurojë atij qasje në zhveshtore dhe ceremoninë e fituesit në fund të ndeshjes.
Kjo do të jetë hera e 35-të që Messi dhe Ronaldo do të përballen me njëri-tjetrin në të gjitha garat dhe takimi i tyre i parë që kur Juventus u përball me Barcelonën në Camp Nou në vitin 2020.