Kjo është shuma totale e mbeldhur për familjen e Izet Demajt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo është shuma totale e mbeldhur për familjen e Izet Demajt

21:09 | 05 Janar 2019

Ka disa ditë që është hapur një fond për të siguruar të ardhura për famijen e policit të Istogut, Izet Demaj që mbeti i vrarë nga një hajn javë më parë.

Mbi 26 mijë euro janë mbledhur për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj.

Kjo nismë që fillimisht ka synuar mbledhjen e 20 mijë eurove, ka filluar në rrjetin social “Facebook” me emrin“Fondi për policin e vrare- Heroi me i ri i Kosovës Izet Demaj”.

Deri më tani janë grumbulluar 26 mijë euro.

Sipas njoftimit, paratë e grumbulluara në fund do t’i dorëzohen familjes së policit që u vra më 27 dhjetor të këtij viti.

Polici 42-vjeçar ka mbetur i vrarë, pas një shkëmbimi me armë me grabitësin, Kamer Metaj, i cili gjithashtu ka mbetur i vrarë në vend.

Izet Demaj pas vetes la gruan dhe dy vajza.

Komento: