Kjo është simptoma e re e COVID-19 edhe pas vaksinimit

12:57 | 01 September 2022

Ndërsa mund të dihet gjerësisht se simptomat e zakonshme të Covid përfshijnë lodhjen, dhimbjen e fytit dhe dhimbjet e kokës, ekziston një simptomë tjetër e përhapur që përmendet tek të sëmurët.

Sipas të dhënave të mbledhura nga aplikacioni ZOE Health Study, diarreja është një simptomë e zakonshme e Covid për britanikët e vaksinuar, shkruan The Independent, transmeton klankosova.

Të dhënat tregojnë se kishte një rritje të njerëzve që raportuan këtë simptomë në janar 2022 dhe se disa prej tyre lidheshin me variantin Omicron të Covid-19.

Ekipi tha se diarreja mund të jetë një simptomë e hershme e virusit, duke filluar nga dita e parë e infektimit dhe duke u përkeqësuar gjatë gjithë javës.

“Zakonisht zgjat mesatarisht dy deri në tre ditë, por mund të zgjasë deri në shtatë ditë tek të rriturit”, tha ekipi i ZOE.

Të dhënat zbuluan se kjo simptomë është bërë më pak e përhapur me secilin variant, pasi gati një e treta e të rriturve mbi 35 vjeç raportuan se kishin diarre gjatë valës Alfa, ndërsa vetëm një në pesë thanë se e kishin përjetuar atë gjatë valëve Omicron dhe Delta.

Personat që e përjetuan atë gjatë dy valëve të fundit ishin vaksinuar ose dy herë ose kishin marrë gjithashtu një vaksinë përforcuese.

Komento: