7,854 raste aktive me coronavirus në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 7 mijë e 854.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106,109, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2 mijë e 284 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.
Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.